Lajmet

Facebook-u arrin një miliardë përdorues

Publikuar , 04 Tetor 2012
0
Facebook-u arrin një miliardë përdorues

Rrjeti shoqëror Facebook nga dita e sotme ka mbi një miliardë përdorues. Informacionin për këtë shifër të përdoruesve e publikoi Mark Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

“Prej mëngjesit të sotëm, më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në muaj.

Nëse jeni duke e lexuar këtë mesazh: ju falënderoj që mua dhe ekipit tim të vogël na keni dhënë nderin për t’iu shërbyer juve”.

Ti ndihmosh miliarda njerëz për tu lidhur me njëri – tjetrin është e mrekullueshme, përulësi dhe është gjëja me të cilën jam krenarë në jetë, u shpreh Zuckerberg në profilin e tij.

“Do të punoj në mënyrë të devotshme për çdo ditë për ta bërë Facebook-un më të mirë për ju dhe një ditë, shpresojë që, do të mund të lidhemi edhe me pjesën tjetër të botës”,- tha Zuckerberg përmes një statusi në profilin e tij të cilin mund ta shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Valve zbulon një pajisje të realitetit virtual

Lajmet e fundit>