Lajmet

Facebook-u ende një parajsë për kriminelët

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Facebook-u ende një parajsë për kriminelët

Postimet në Facebook mund të sjellin probleme me ligjin, dhe pavarësisht publicitetit, ka shembuj të qartë ditë për ditë.

Të premten, një biznesmen nga Pittsburgu u mor peng nga një person me thikë i cili bënte postime në Facebook gjatë aventurës pesë orëshe.

Gjatë kohës që ju mendoni se të bisedosh me policinë apo të fokusohesh te pengu ishtë gjëja kryesore, 22 vjeçari përdori kompjuterin për të bërë komente si “nuk mund ta duroj më këtë gjë”, raporton The Assiciated Press.

Policia i kërkoi Facebook-ut ta mbyllte profilin e djalit, që ai të fokusohej te bisedimet me policinë. Para se Facebook-u të ndërmerrte veprimet, u bënë 700 komente nga familja dhe miqtë e personit. Edhe pse shumica e qetësonin, kishte dhe nga ato komente që e nxisnin të ishte i dhunshëm.

Shefi i policisë tha se kushdo që do ta nxiste personin në fjalë dhe ti bëntë keq viktimës së tij do të akuzohej edhe ai. Pasi iu mbyll llogaria në Facebook, atij iu dha mundësia të fliste në telefon më një ish të dashurën e tij, e cila e bindi të dorëzohej.

Ai u akuzua për pengmarrje dhe akte terrorizmi. Persona keqbërës që përdorin Facebook-un për akte të paligjshme janë të shumtë në fakt.

Siç raporton The Assiciated Press , muajin e kaluar një kriminele që mori peng një person u arrestua nga komentet që kishte bërë në Facebook në lidhje me një shtatzani jo të vërtetë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Autoritetet Evropiane presione ndaj kriptomonedhës së Facebook

Lajmet e fundit>