Lajmet

Facebook u kërkon falje përdoruesve nëse video e fundvitit ‘Year in Review’ u ka sjellë kujtime të këqija

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
Facebook u kërkon falje përdoruesve nëse video e fundvitit ‘Year in Review’ u ka sjellë kujtime të këqija

facebook_year_in_reviewFacebook iu ka kërkuar falje publikisht përdoruesve të cilëve u ka shkaktuar pakënaqësi me anë të videos ‘Year in Review’. Duket se kjo video, që vjen si dhuratë e Facebook për të gjithë përdoruesit e saj, i ka sjellë ndërmend kujtime të këqija disave prej tyre. Fotot apo postimet që shfaqen në këtë video, janë përzgjedhur në bazë të një algoritmi të Facebook.

Ndërkohë që për disa përdorues u shfaqën çaste të bukua nga jeta e tyre si martesa apo një udhëtim, për disa të tjerë video shfaqi dhe çaste të dhimbshme si vdekjen e një njeriu të dashur. Disenjatori i faqeve, Eric Mayer shkroi një koment tepër i irrituar në këtë video kur pa fotot e vajzës së tij që vdiq nga kanceri më herët gjatë këtij viti. Në përgjigje të kësaj, menaxheri i produktit për këtë aplikacion të Facebook, Jonathan Gheller, i kërkoi atij falje për dhimbjen e shkaktuar. Ai u shpreh për Washington Post se ky lloj aplikacioni ishte i mrekullueshëm për shumicën e individëve, por në disa raste nuk e përmbushi qëllimin e mirë për të cilin ishte ndërtuar. Skuadra që ka ndërtuar këtë aplikacion po kujdeset që të aplikojë ndryshimet e duhura në mënyrë që mos të shkaktojë më efekte negative tek disa përdorues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rrëzohet plani i Bashkimit Evropian për taksimin e kompanive dixhitale si Google dhe Facebook

Lajmet e fundit>