Lajmet

Facebook u lejon adoleshentëve të bëjnë postime publike

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Facebook u lejon adoleshentëve të bëjnë postime publike

facebook_privacy-100058232-largeAdoleshentët po mërziten nga Facebook-u. Sot ka Tumblr, Instagram, Twitter, Vine, Snapchat – pra, shumë platforma për të manaxhuar dhe shumë mundësi për të rënë nga mësimet në shkollë.

Por kjo nuk i intereson Facebook-ut. Rrjeti social synon t’i mbajë ata sa më shumë pas vetes duke u dhënë më tepër opsione. Duke filluar nga dita e mërkurë, 13 – 17 vjeçarët mund të bëjnë postime publike.

Për të mbrojtur privatësinë e tyre, deri dje, Facebook-u e ka ndaluar këtë lloj postimi për këtë grupmoshe. Postimet ishin të kufizuara deri në “miqtë e miqve” dhe opsioni “publike” nuk ekzistonet për adoleshentët.

Nëse një adoleshent poston për herë të parë në Facebook, opsionet e privatësisë janë automatikisht të vendosura në “vetëm miqtë”. Por, kjo mund të ndryshohet fare lehtë duke zgjedhur butonin “publike”.

Po ashtu, Facebook-u i ka lejuar adoleshentët të aktivizojnë butonin “Follow” (Ndiq), çka do të thotë se persona të tjerë të panjohur mund t’i ndjekin dhe të lexojnë postime publike të tyre.

Përse ky ndryshim nga rrjeti më i madh social në botë? Shumë e thjeshtë, Facebook-u synon të konkurrojë fort. Në rrjetet e tjera, adoleshentët kanë mundësi të shpërndajnë me këdo postimet e tyre dhe gjithçka është e hapur. Është pikërisht kjo ajo që do të arrijë edhe Faccebook-u.

Sa herë që një adoleshent do të vendosë të postojë publikisht, rrjeti social do t’i shfaqë një mesazh ku e rikujton për ndryshimin e audiencës. Arsyeja se përse Facebook e kishte kufizuar deri sot audiencën për adoleshentët konsiston pikërisht në faktet se mund të ketë fëmijë që kanë probleme me vetëbesimin si dhe për të menjanuar ngacmimet që mund të vijnë nga jashtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet "Dark Mode" në aplikacionin Messenger

Lajmet e fundit>