Lajmet

Facebook-u mohon publikimin e mesazheve private

Publikuar , 26 Shtator 2012
0
Facebook-u mohon publikimin e mesazheve private

Facebook-u ka thëne se fjalet e përhapura për nxjerrjen e mesazheve dhe të dhënave të tjera private të përdoruesve janë të pavërtetë.

Disa përdorues, kryesisht në Francë raportuan që “mesazhet private” të dërguara mes viteve 2007-2009 çuditërisht ishin bërë publike. Sidoqoftë, Facebook-u tregoi për BBC-në se: “Postimet ishin të vjetra dhe kishin qenë gjithmonë të dukshme në faqet e profilit të përdoruesve. “Facebook-u është i kënaqur që nuk ka pasur shkelje të privatësisë së përdoruesve.”

Një burim tjetër në ndërmarrje tregoi për BBC-në që inxhinierët thanë që nuk kishte ndonjë rrugë që do të mund të përziheshin dy fushat e të dhënave. Burimi tha që asnjë mekanizëm nuk është krijuar ndonjëherë që të mundësonte publikimin e mesazheve private të përdoruesve.

Dyshime të ngjashme u paraqitën dhe u hetuan në vitin 2011, por pas “hetimit të zgjeruar” ishte vërtetuar që dyshimet nuk rezultonin të pavërteta.

Megjithë deklaratën e Facebook-ut, shumë përdorues raportuan që kishin gjetur atë që besojnë të jetë materiali i vjetër privat.

“Janë mesazhe që kam marrë në murin tim, që janë përfundimisht private, nga viti 2006-2012,” shkroi Poppy Dinsey, që është pronar i rrjetit shoqëror të modës “Çfarë kam veshur sot”. “Unë jam 100% i sigurtë nga përmbajtja dhe nga kujtesa.

Gjithashtu disa postime në murin tim ishin qartësisht fillimet e mesazheve private të grupit.” (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook bllokon 115 llogari për veprimtari të dyshimta

Lajmet e fundit>