Biznes

Facebook-u propozon shërbim për reklamat e bizneseve

Publikuar , 26 Shtator 2012
0
Facebook-u propozon shërbim për reklamat e bizneseve

Facebook-u planifikon që të fillojë të ngarkojë bizneset që të kenë reklama të shënjestruara në shërbimet e tyre ditore në Facebook Offers.

Rrjeti shoqëror gjithashtu është duke ua mundësuar bizneseve që të shtojnë kode unike në reklamat e tyre për ndjekje më të mirë të rezultateve që do të kenë. Facebook-u tha gjithashtu në një e-mail për Computerworld që shërbimi do të mbetet i lirë për përdoruesit të cilët kërkojnë marrëveshje.

Facebook Offers është një shërbim që ua mundëson bizneseve që të postojnë një ofertë si: ndonjë zbritje në restorante apo në filma, në faqen e tyre në Facebook. Derisa shërbimi ka qenë në dispozicion për një kohë, bizneset që duan të shtyjnë këto oferta tek përdoruesit e tjerë të rrjetit Facebook tani do të duhet që të bëjnë një pagesë.

Analistët e industrisë thonë që kjo nismë është lajm i mirë nga ndërmarrja, që ka qenë e njollosur që kur ofertimi i parë publik u trazua në muajin maj. Pasi që analistët industrialë dhe financiarë në masë të madhe kishin spekuluar që çmimi i aksioneve të rrjetit shoqëror do të arrijë majat nga numri i fillimit prej 38 dollarë për aksione deri në 70 dollarë ose 90 dollarë.

Gjatë ditës së premte, në ora 2:45 pas dite, sipas kohës lokale lindore, çmimi i një aksioni ishte 22.89 dollarë.

Patrick Moorhead, i cili është analist në Moor Insights & Strategy, tha që një hap si ky do të mund të sillte përfitime të shumta dhe të qetësonte Wall Street-in në një lëvizje.

“Është mjaft e rëndësishme për Facebook-un që të bëjë një shtytje përpara në nismat që drejtojnë të ardhura dhe fitime,” tha Moorhead. “Çdo lëvizje që Facebook-u e bën drejt të ardhurave dhe fitimeve më të mëdha në të ardhmen do të paraqitet në Wall Street. Ky është një fillim i mirë, por Wall Street-it i nevojitet që të shohë përfitimet në fund të tremujorit që të jenë vërtet të sigurt në Facebook.”

LEXO EDHE:  Ushtria Amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Rob Enderle, i cili është analist në Enderle Group, tha që kjo është një kohë e mirë për Facebook-un për të filluar të ngarkojë bizneset për shërbime ditore për marrëveshje.

“Vërtet nuk është një ide e keqe dhe është rreth kohës që ata filluan të grumbullojnë para për shënjestrim të reklamave,” tha Enderle. Unë nuk mendoj që është ashtu siç duhet dhe unë pres që investitorët do të jenë duke shikuar nëse Facebook-u mund të veprojë përpara se të gëzohet së tepërmi.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>