Lajmet

Facebook-u shfaqi probleme gjatë ditës së hënë

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Facebook-u shfaqi probleme gjatë ditës së hënë

facebook problemNjë sërë përdoruesish në gjithë botën kanë hasur disa probleme gjatë navigimit të tyre në Facebook.

Mesa duket, ekzistenca e një gabimi, i ka penguar ata të postojnë foto, statuse, të pëlqejnë apo komentojnë nëpër postime apo edhe të dërgojnë mesazhe. Gjatë ditës së hënë, që prej mëngjesit, përdoruesve ui është shfaqur mesazhe si: “There was a problem updating your status.

Please try again in a few minutes” (Pati një problem në përditësimin e statusit tuaj. Ju lutemi provoni sërish më vonë) apo “The message could not be posted to this timeline” (Mesazhi nuk mund të postohet në profil). Pra, përdoruesit nuk arrinin dot të shpërndanin asgjë në rrjet.

Në testimet e bera nga The Next Web, as postimi përmes palëve të treta (aplikacioneve) nuk ishte i mundshëm.

Mashable ka testuar me IP të ndryshme dhe mesa duket problemi ka qenë global, pra jo vetëm i kufizuar në SHBA apo në rajone të veçanta të botës. Facebook është shprehur se po merret me këtë problem për ta rregulluar sa më parë.

LEXO EDHE:  AKEP tërhiqet nga analiza e tregut celular

Lajmet e fundit>