Kompanitë si Microsoft dhe Apple kanë arritur në një pikë ku rritja një shifrore e të ardhurave është arritje e madhe.
Firmat të tjera si Twitter pritet të rriten më shpejt ndërsa shkojnë drejt maturimit të tyre. Facebook nuk është një firmë e re, megjithatë rritja e kompanisë vijon të habisë të gjithë.
Në tre mujorin e fundit rritja e të ardhurave ishte me 50%. Siç e tregon edhe grafiku mëposhtë, Facebook udhëheq ndaj të gjithë rivalëve duke lënë pas Amazon, Alphabet, PayPal, Intel e Apple.
Në 5 vitet e fundit aksionet e Facebook janë rritur me 400%. /PCWorld Albanian