Analiza

Facebook vazhdon të rritet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Edhe sot, pavarësisht se është në qendër të kritikave për një numër skandalesh privatësie, Facebook vazhdon të rritet. Facebook vazhdon të rritet

Pak më shumë se 15 vite më parë, më 4 Shkurt 2004, një 19 vjeçar student në Harvard Mark Zuckerberg, së bashku me disa miq të tij lançuan një uebsajt të vogël të quajtur Thefacebook.

“Thefacebook është një direktori online e cila lidha njerëzit përmes rrjeteve sociale në kolegje,” shkruhej në përshkrimin e faqes i cili u shfaqej vizitorëve. Kështu përdoruesit e tij mund të kërkoni për njerëz në shkollën e tyre, të gjenin me kë janë në një klasë, të kërkonin miq dhe miqtë e miqve të rrethi social.

Shërbimi fitoi popullaritet me njëherë dhe gradualisht u lançua edhe për kolegjet e tjera. Në fund të 2004 Thefacebook kishte 1 milionë përdorues të regjistruar dhe kompania e re mori një financim prej 500,000 dollarësh nga bashkëthemeluesi i PayPal Peter Thiel.

Facebook

Pas ndryshimit të emrit në Facebook në 2005, rrjeti social u hap për publikun në Vjeshtën e 2006 duke nisur kështu një prej rritjeve më të bujshme në historinë e një kompanie.

Në vetëm tre vite rrjeti social shtoi 350 milionë përdorues dhe në Verën e 2012 u bë shërbimi i parë online me 1 miliardë përdorues aktivë në muaj. Edhe sot, pavarësisht se është në qendër të kritikave për një numër skandalesh privatësie, Facebook vazhdon të rritet.

Në tre mujorin e fundit Facebook shtoi 39 milionë përdorues aktivë duke sjellë në total numrin e përdoruesve në 2.41 miliardë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook vendos emrin e tij në aplikacionet Instagram dhe WhatsApp

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>