Pavarësisht përpjekjeve të Facebook për të identifikuar llogari popullore të dyshimta dhe bllokuar ato, rrjetit social i ka shpëtuar një e tillë dhe jo pa shumë zhurmë.
Facebook gabimisht verifikoi një faqe ndjekësish të Elon Musk sikur të ishte llogaria zyrtare e tij. Mbi të gjitha është një faqe që përdoret nga një mashtrues bitcoin.
Faqja kishte 153 mijë ndjekës dhe e kujtdo mund të jetë por jo e Elon Musk. Në një postim të fundit faqja ju kërkon ndjekësve të dërgojnë 1000 dollarë në bitcoin për të marrë 2000 në këmbim.
Por ata që menaxhojnë faqen në përshkrimin e saj thuhet se janë Egjipt. Llogari ka vetëm 11 postime dhe shumica janë ripostime të cicërimave të Musk.
Procesi i verifikimit të Facebook kërkon që pronarët e llogarive të dërgojnë provën e identitetit si një patentë apo pasaportë. Por mashtruesit kanë arritur shpeshherë të gjejnë rrugëzgjidhje këtyre mekanizmave. /PCWorld Albanian