Lajmet

Facebook, WhatsApp dhe Instagram përsëri offline

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Prill 2021
Një tjetër ndërprerje madhore e shërbimit ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar dhe uebsajtet e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin offline. Facebook, WhatsApp dhe Instagram përsëri offline

Vetëm pak javë më parë shërbimet e rrjetit social Facebook përfshirë WhatsApp dhe Instagram dolën jashtë funksioni dhe pavarësisht se është gjë e rallë të shohësh këto platforma offline, situata tashmë u përsërit.

Një tjetër ndërprerje madhore e shërbimit ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar dhe uebsajtet e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin offline.

Kur përdoruesit përpiqeshin të aksesonin platformat merrinin një mesazh gabimi: “Ndjesë, diçka shkoi keq.”

Në DownDetector shpërthyen raportimet nga mija përdorues. Megjithatë ndërprerja nuk zgjati më shumë se 45 minuta me platformat të cilat u rikthyen online në mbarë botën.

Ndërprerja kishte prekur edhe uebsajtet e brendshme të kompanisë e madje edhe faqen e cila raporton vetë këto ndërprerje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tani mund të raportoni nëse dikush ka ripublikuar përmbajtjet tuaja në Facebook dhe Instagram