Lajmet

Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Maj 2019
0
Gjigandi i internetit ka zbutur qëndrimin ndaj kriptomonedhave dhe teknologjisë blockchain. Lajmi vjen pak kohë pasi Facebook tha se është duke zhvilluar një platformë kriptomonedhash që mund të përdoret për të transferuar fonde. Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

Facebook do të heqë akoma edhe më shumë kufizimet për reklamat blockchain. Nga data 8 Maj rrjeti social nuk do të kërkojë më pre-aprovim për reklamat rreth lajmeve blockchain, aktivitetet dhe ngjarjeve edukative për kriptomonedhat.

Edhe pse reklamuesit duhet ende të marrin aprovim, kjo lëvizje do të çojë drejt heqjes së plotë të kufizimeve për reklamat blockchain në Facebook.

Kompania ende ka një ndalim për reklamat për ICO-të. Më 5 Qershor do të aplikojë edhe një tjetër ndalim për CFD. Facebook thotë se këto janë produkte financiare të lidhura me sjellje grabitqare.

Gjigandi i internetit ka zbutur qëndrimin ndaj kriptomonedhave dhe teknologjisë blockchain. Lajmi vjen pak kohë pasi Facebook tha se është duke zhvilluar një platformë kriptomonedhash që mund të përdoret për të transferuar fonde.

Ndërkombëtare apo jo, sa më të vogla kufizimet për teknologjinë blockchain, aq më i pranueshëm do të bëhet projekti i Facebook në këtë drejtim. Gjithashtu redukton shqetësimet se kompania mund të bllokojë palët e treta nga promovimi i teknologjive të tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

Lajmet e fundit>