Biznes

Facebook zotëron 4 aplikacionet më të shkarkuara të dekadës

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Dhjetor 2019
0
Katër aplikacionet kryesore që mbikëqyr Zuckerberg kanë më shumë se 1 miliard përdorues secili. Facebook zotëron 4 aplikacionet më të shkarkuara të dekadës

Katër aplikacionet më të shkarkuara të dekadës janë nën pronësinë e Facebook, sipas gjurmuesit të aplikacioneve App Annie.

Facebook, Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram janë në krye të listës së App Annie.

Aplikacioni më i shkarkuar ndërmjet viteve 2010 dhe 2019 ishte aplikacioni kryesor Facebook, i cili ndiqet nga aplikacioni tjetër i kompanisë Facebook Messenger.

WhatsApp ishte i treti në listë, ndërsa Instagram i katërti.

Facebook bleu Instagram në 2012-ën për 1 miliardë dollarë, ndërsa WhatsApp e bleu në 2014-ën për 19 miliardë dollarë.

Listimi i App Annie thekson se sa shumë fuqi dhe kontroll ka shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.

Katër aplikacionet kryesore që mbikëqyr Zuckerberg kanë më shumë se 1 miliard përdorues secili.

Snapchat dhe Skype ishin në vendin e 5-të dhe të 6-të në listë, të ndjekur nga TikTok dhe UC Browser, nën pronësinë e Alibaba.

YouTube ishte në vendin e 9-të ndërsa Twitter në vendin e 10-të.

Tetë nga 10 aplikacionet e para në listë, zotërohen nga korporata amerikane, ndërsa dy nga firmat kineze.

Loja më e shkarkuar e dekadës u cilësua Subway Surfers, e cila u krijua nga firma daneze Kiloo.

Candy Crush Saga mundi Temple Run 2 në vendin e dytë, ndërsa Clash of Clans ishte në vendin e pestë.

Pas Netflix, Tinder u rankua në vendin e dytë në listën e shpenzimeve më të larta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një opsion i vetëm e bën këtë alternativë të WhatsApp aplikacionin më të shkarkuar në iOS