Lajmet

Facebook zotëron informacion sensibël mbi 40% të popullsisë europiane

Mar 3 2018
0 Shpërndarje
Nga publikimi i këtij studimi, ka patur reagime edhe nga përfaqësuesit e Facebook të cilët janë shprehur se po punojnë për fshirjen e këtyre të dhënave sensitive për përdoruesit Evropianë. Facebook zotëron informacion sensibël mbi 40% të popullsisë europiane Photo Source: Reuters

Sipas direktivave të BE me anë të GDPR (General Data Protection Regulation), kompanitë nuk mund të shfrytëzojnë të dhënat e përdoruesve për nevoja specifike, por një studim spanjoll tregon se Facebook e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë pa marrë aprovimin e tyre.

Rregullat e reja të BE ndalojnë përdorimin e të dhënave sipas disa kategorive ndër të cilat mund të përmendet: shëndetësia, bindjet politike, fetare, seksuale, etnike etj.

Këto të dhëna përdoren nga Facebook për të gjeneruar informacione dhe për të diferencuar përdoruesit e rrjetit social. Nga studimi kuptohet se shumë përdorues të Facebook ndodhen para lajmërimeve të ndryshme të cilat cenojnë të drejtat e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga publikimi i këtij studimi, ka patur reagime edhe nga përfaqësuesit e Facebook të cilët janë shprehur se po punojnë për fshirjen e këtyre të dhënave sensitive për përdoruesit Evropianë.

Në këtë mënyrë do të respektohen rregullat e GDPR dhe gjithashtu përdoruesit do të jenë të qetë me privatësinë e tyre. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>