Biznes

Facebook dëshiron të pronësojë fjalën “Face”!

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
Facebook dëshiron të pronësojë fjalën “Face”!

Aplikimi i kompanisë në vitin 2005 pranë zyrës së patentave dhe markave prodhuese në SHBA ka pranuar “një lajmërim të lejimit” gjatë ditës së martë, që do të thotë Facebook tani ka gjashtë muaj për të treguar se përdor markën prodhuese dhe do të paguajë një taksë faturë prej 100$, ka bërë të ditur Cynthia Lynch, administruese e politikave të markave prodhuese dhe procedurave pranë këtij agjencioni. Ose në anën tjetër mund të kërkohet një zgjerim prej deri në 36 muaj. Në momentin që kjo procedurë të marrë fund, marka prodhuese do të aprovohet apo refuzohet.

Edhe nëse aprovohet, Facebook nuk do të ketë një markë prodhuese “Face” në asnjë instancë të çfarëdoshme, vetëm në dhoma online të chatit dhe në borde elektronike të buletineve për “transmetim të mesazheve mes përdoruesve të kompjuterëve në fushën e internetit të përgjithshëm dhe çështje të lidhura me shoqërim dhe argëtim” thuhet në bazë të aplikacionit të vendosur pranë Zyrës së Patentave dhe Markave Prodhuese në SHBA.

Facebook ka kërkuar marrjen e fjalës Face si të vetën qysh prej dhjetorit të vitit 2005. Qysh prej asaj kohe, askush nuk ka plotësuar ndonjë kundërshtim me markën prodhuese të propozuar nga kjo kompani. Aaron Greenspan, një ish student i Universitetit të Harvardit që është në pronësi të një sistemi mobil të pagesave FaceCash, ka kërkuar më shumë kohë për të kundërshtuar këtë aplikim, por asnjë ankesë nuk është dorëzuar brenda kësaj periudhe.

Greenspan është në mesin e atyre studentëve të Harvard që kanë qenë përkrahë erës së Mark Zuckerberg dhe që pretendojnë të kenë një rol në zbulimin e Facebook. Kompania e tij, Think Computer ka nënshkruar peticione në vitin 2008 dhe 2009 për të anuluar regjistrimin e termit “Facebook”, që ishte aprovuar nga zyra e markave të prodhimit disa vite më herët. Si pjesë të marrëveshjes me Facebook, Greenspan është pajtuar t’i anulojë peticionet e vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  Sanksionet Amerikane do të reduktojnë me 40% shitjet e smartfonëve Huawei tha CEO i kompanisë

Facebook, që është me bazë në Palo Alto, Califronia është duke tentuar të vendos nën pushtet gjysmën e emrit të saj. Në gusht, ajo ka vendosur një padi kundër shkeljes së markave të prodhimit ndaj Teachabook.com, një komunitet online për mësues. Lajmërimi për markën e prodhimit “Face” është raportuar nga disa blog, duke përfshirë edhe ata të brendshmit në Facebook. /pcworld.al

Lajmet e fundit>