Biznes

Facebook fiton betejën ndaj pretendimeve për shkelje të një patente

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Facebook fiton betejën ndaj pretendimeve për shkelje të një patente

Juria e përbërë nga tetë antëarë vendosi se patenta e Leader ishte jo valide, ka bërë të ditur avokati i Facebook, Michael Rhodes nga Cooley LLP. “Kjo quhet shah-mat. Jemi shumë të gëzuar me vendimin” tha ai.

Leader Technologies prej Columbus, Ohio ka paraqitur rastin në vitin 2008, duke thënë se Facebook ka shkelur një patentë në vitin 2006 që mbron një vegël bashkëpunuese online që ishte zhvilluar nga themeluesi i kompanisë, Michael McKibben.

Facebook, që ishte themeluar në vitin 2004, ka vendosur një kundërakuzë duke argumentuar se patenta nuk është shkelur dhe se patenta e Leader Technologies është e pavlefshme. “Nga dita kur është paraqitur padia, ne kemi thënë se patenta nuk është valide dhe se nuk meriton të shqyrtohet” tha avokati gjeneral i Facebook, Ted Ullyot.

Megjithatë juria ka gjetur se ka pasur shkelje tjera. Para vendosjes së çështjes së patentës Leader Technologies ka pasur aktivitet komercial, gjë që ka ra në kundrështim me mbrojtjen e zbulimit. Avokati i Leader Technologies ka thënë se kompania do të kërkojë nga gjykatësi të hedh poshtë vendimin rreth patentës për shkak se nuk ka “dëshmi substanciale” për të përkrahur vendimin e jurisë.

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga AKEP që të marrë në konsideratë komentet e Vodafone Albania

Lajmet e fundit>