Softuer

Facebook lanson Facebook Questions

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Facebook lanson Facebook Questions

Opsioni që qëndron afër “përditëso statusin” në murin e përdoruesve, do të bëjë në mënyrë automatike pyetjen publike për të gjithë përdoruesit e Facebook dhe do t’i lejojë përdoruesit që të shfrytëzojnë mençurinë kolektive të 500 milion përdoruesve të Facebook.

Kompania ka thënë se përdoruesit mund t’i kufizojnë pyetjet vetëm për përcjelësit e tyre nëse i postojnë ato si përditësim të zakonshëm të statusit. Një fotografi ose një sondazh mund të bashkangjitet me opsionin e ri “pyetje”.

Drejtori i menaxhimit të produkteve pranë Facebook, Blake Ross ka thënë se “Sot ne jemi duke shpalosur Facebook Questions, një beta produkt që ju lejon të vendosni pyetje para komunitetit të Facebook. Me këtë aplikacion të ri, ju mund të merrni një bashkësi më të gjerë të përgjigjeve dhe të mësoni informata të vlefshme nga njerëz të ditur në një mori temash”.

Megjithëse të gjitha pyetjet janë të dukshme për të gjithë përdoruesit e Facebook dhe mund të shihen, ato gjithashtu mund të etiketohen me tema speciifke në mënyrë që njerëzit me interes në këto fusha t’i gjejnë ato me më lehtësi. Ross tha se për shkak të asaj se pyetjet do të paraqiten edhe tek miqt e përdoruesit dhe tek miqt e miqve, ato do të pranojnë përgjigje shumë më të personalizuar.

Një lansim i plotë i veçorisë megjithatë duket se do të merr kohë. Ross tha se “pasi që dëshirojmë që produktet të zhvillohen me kujdes dhe me ndihmën tuaj, Facebook Questions do të jetë  e limituar për një numër përdoruesish, dhe do të vazhdojë të zhvillohet shpejt në bazë të të dhënave të përdoruesve, por ne do të punojmë që ta sjellim para jush sa më shpejt që është e mundur”.

LEXO EDHE:  Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Momentalisht janë diku rreth 50.000 testues në fazën e parë të beta versionit të Facebook Questions.

Lajmet e fundit>