Siguri

Facebook largon ‘përkohësisht’ Fan Check nga lista e aplikacioneve

Publikuar , 15 Shtator 2009
0
Facebook largon ‘përkohësisht’ Fan Check nga lista e aplikacioneve

Fan Check është një aplikacion në Facebook që tregon se kush po shikon profilin tuaj në Facebook. Megjithëse realisht nuk kryen punë ashtu siç pretendon, ai nuk është një virus, siç është menduar në bazë të thashethemeve të shpërndara në mas të madhe.

Problemi i vërtetë rreth malware (softuerit të dëmshëm) buron nga aplikacionet tjera që premtojnë të largojnë virusin Facebook Fan Check, që është një kurth në të cilën po bien përdoruesit e Facebook, pasi që po shohin thashethemet për virusin të shpërndara nëpër mesazhet e statusit të miqëve.

Nëse jeni duke bërë këtë gjë, ndalojeni atë veprim paralajmërues mbi pretendimin se Facebook Fan Check është një virus, mos vendosni linqe drejt ueb faqeve të cilat premtojnë se e arnojnë këtë problem dhe mos shkarkoni apo instaloni asgjë nga faqet që premtojnë diçka të tillë.

Në ndërkohë, Facebook ka larguar aplikacionin Fan Check nga lisa e aplikacioneve. Kur vizitoni URL-n e saj, ju shihni vetëm një shënim që shpjegon se Facebook ka pasur një çështje me zhvilluesin e dorës së tretë dhe është duke bërë hulumtime në lidhje me të. Megjithëse Fan Check “është suspenduar përkohësisht”, Mashable ka raportuar (para ndaljes së aplikacionit) se Facebook i kishte thënë atyre se ka ndalur disa funksionalitete të ‘dyshimta’ në Fan Check.

Kuptimi i asaj se kush po i shikon kujt profilin, ka qenë gjithmonë një veçori internet e Facebook, dhe ndoshta ata po e kundërshtojnë këtë ndaj një aplikacioni që po tenton ta vë në publik këtë veçori.

LEXO EDHE:  WhatsApp padit kompaninë që i depërtoi enkriptimin fundor

Lajmet e fundit>