Biznes

Facebook mban të “mbyllura” aksionet deri më 2012

Publikuar , 30 Korrik 2010
0
Facebook mban të “mbyllura” aksionet deri më 2012

Duke pasur parasysh se Zuckerberg është në një pozitë të tillë për të marrë një vendim të këtillë, viti shtesë do t’i ofrojë kohë shtesë Facebook-ut që të shërojë disa plagë që nuk do të ishin shëruar në kushtet e tanishme, ka bërë të ditur Bloomberg duke cituar burimet e saja.

Një Facebook IPO është një mënyrë e dukshme për t’i ofruar kompanisë hapje të vlerës së saj me një vlerë prej rreth 25 miliard dollarë, bënë të ditur SharesPost. Dhe deri më tani ka edhedisa pengesa në këtë aspekt të vlerës: Çështja e privatësisë që nuk po duket se do të largohet dhe padia bizare në të cilën Paul Ceglia ka pretenduar se ka 84 për qind të kompanisë, në bazë të një marrëveshje 2.000 dollarëshe të cilën ai e ka bërë në Harvard me Zuckerberg në vitin 2003.

Duke pasur parasysh këto rreziqe dhe tregun jostabil të stoqeve, Bloomberg thekson se ky mund të jetë shkaku pse Facebook nuk do të merr këtë vendim.  Vonesat për Initial Public Offering (IPO) ka gjasa që të rrisin edhe më tej  bazën e përdoruesve të saj, megjithëse 500 milion përdorues paraqesin ueb faqen më të popullarizuar në mesin e rivalëve.

Deri më sot, aksionet e Facebook kanë mbetur në përgjithësi dyqan i mbyllur ku z. Zuckerberg ka pasur dhe ka shumicëne aksioneve të kompanisë, dhe stafi i kompanisë ka një vlerë simbolike të aksioneve. Përveç kësaj, ka pasur edhe një numër të vogël të shitjeve të aksioneve, duke përfshirë 100 milion dollarë tek Digital Sky Technologies në korrik të vitit 2009 dhe 240 milion dollarë tek Microsoft në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Prodhuesi i njohur i makinave elektrike është në telashe

Lajmet e fundit>