Vëzhgim

Facebook, një “vegël” tradhëtie

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Facebook, një “vegël” tradhëtie

Ajo së fundi kishte filluar të këndellet nga një depresion dhe nga varësia ndaj drogës, dhe ai mendoi se ri-lidhja e saj me miqt e vjetër do ta ndihmonte atë që të largohej nga e kaluara e hidhur. Por ai thekson se ai u bë vazhdimisht më i dyshimtë ndaj aktiviteteve të saja sociale kur ajo filloi të fshehte ekranin e kompjuterit kur ai futej në dhomë.

Savage më pas zbuloi se gruaja e tij ishte duke përdorur rrjetin social për tu takuar me një ish të dashur – një aktivitet që paraqitet shpesh gjersa më shumë e më shumë të rritur po i bashkohen Facebook-ut.

Savage38 vjeç, nga Lowell, Massachusetts është krijuesi i FacebookCheating.com, një ueb faqe të cilën ai e filloi në vitin 2009 shkurt pasi ai zbluoi aferën e gruas së tij, duke tentuar kështu të “ndihmojë të tjerët që po tenton t’i tradhtojë dikush, dhe për të vendosur theksim mbi atë që po përdor Facebook për të mashtruar”.

Një hulumtim i kryer nga “American Academy of Matrimonial Lawyers” ka gjetur se 81 për qind e gjykatësve të divorcevve janë duke përjetuar një numër në rritje të rasteve të përdorimit të rrjeteve sociale për mashtrim, gjatë pesë viteve të fundit. Më shumë se 66 për qind e këtyre than se faqja numër një me dëshminë më të përdorur ishte Facebook me 400 milion përdorues të regjistruar.

Një tjetër hulumtim i bërë nga Divorce-Online.com me mbi 5.000 gjykatës ka gjetur se Facebook është e përmendur në rreth 20 për qind të rasteve të divorceve.

“Gjersa shumë e më shumë po vazhdojnë të shpërndajnë më shumë aspekte të jetë së tyre në faqet e rrjeteve sociale, ata e paraqesin vetën shumë më shumë të hapur për ekzaminim nga publiku dhe nga jeta e tyre private në këto situata të ndjeshme”, tha Marlene Eskind Moses, presidentja e AAML në një deklaratë për rezultatet e hulumtimit.

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Savage, i cili thekson se nuk ka asgjë ndaj Facebook dhe e përdor rregullisht për tu lidhur me miqt e tij të fëmijërisë, tha për HLN “Prime News”, të mërkurën se faqet e rrjeteve soiale “janë një vegël për afera”. Ai thekson se nëse ka probleme brenda martesës apo një marëdhënie “afera do të ndodh gjithsesi”, por Facebook e “bënë më të lehtë”. Andrew Noyes, një zëdhënës i Facebook, thekson se ueb faqja nuk është përgjegjëse për ndarjet në martesa.

“Është çesharake të sugjerohet se Facebook shtynë divorcet. Pse nuk po bëjnë hulumtime ata që bëjnë kësi lloj anketash, rreth kanaleve tjera komunikuese si thirrjet e SMS-të dhe faqet për chat dhe email, para se të arrijnë në përfundime” theksoi Noyes.

Stacey Kaiser, një psikologe dhe eksperte e marëdhënieve tha se ajo parashikon që Facebook luan një rol shumë më të madh në divorce. “Nuk janë thjeshtë afera të përditshme. Kur bëhet fjalë për diçka si Facebook, ju po ri-lidheni me një dashuri të humbur. Të gjitha këto ndjenja të tinejxherëve, të gjitha këto ndjena të shkollës së mesme kthehen sërish tek ju dhe ju shtynë që të bëni diçka që nuk bëni normalisht”.

Lajmet e fundit>