Analiza

Facebook po kolonizon internetin!

Publikuar , 20 Nëntor 2010
0
Facebook po kolonizon internetin!

Prapa Facebook vjen Google me rreth 7 për qind dhe YouTube me 3 për qind vizita interneti. Ne frontin e shikimit të faqeve YouTube dhe Google kanë një pjesëmarrje të kombinuar prej 11.7 për qind.

Të dhënat e paraqitura tregojnë se Facebook që ka gjysmë miliardi përdorues (100 milion vetëm në SHBA), Twitter me rreth 200 milion përdorues dhe YouTube që po bëhet destinacionin i videove 35 minuta-për-sekondë – janë duke u bërë shprehia dominuese e përdoruesve të uebit.
Facebook ka pasur paraardhës të ngjashëm që kanë ndërtuar një shtresë më njerëzore apo shoqërore të internetit, si Friendster, MySpace, Second Life, etj. Por në vitet e fundit, Mark Zuckerberg me shokë, po kolonizojnë më mënyrë efektive shtresat shoqërore të internetit, duke migruar racat njerëzore në një shprehi të re digjitale.

Paralel me kolonizimin paraqiten edhe çështjet e udhëheqjes dhe politikave, dhe mundësisë për shqetësime shoqërore dhe për arritjen e pushtetit të tepruar. Paramendoni një Facebook që dominon edhe kërkimin, edhe tregun e edhe aspektet tjera kyçe të përdorimit të internetit.

Por në anën tjetër në internet migrimi është shumë më i lehtë sesa në botën tjetër tokësore, gjë që mund të detyrojë Facebook dhe të tjerët që dëshirojnë të qeverisin territor të internetit të evitojnë këshilla të imperializmit dhe kërcënime të banorëve të tyre me zhdukje. Duke pasur parasysh këto çështje përreth privatësisë, eksportimit të të dhënave dhe dominimit në rritje e sipër, Facebook do ta ketë një veprim të vështirë të balancimit gjersa shikon të kolonizojë miliona njerëzit e ardhshëm. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Lajmet e fundit>