Biznes

Facebook po synon partneritet me Skype?

Publikuar , 30 Shtator 2010
0
Facebook po synon partneritet me Skype?

Nën partneritetin e propozuar, përdoruesit e Facebook do të jenë në gjendje të kyçen në Skype përmes llogarive të tyre të Facebook Connect, thuhet sipas raportit të botuar në WSJ.

Sipas raportit në momentin që përdoruesit kyçen, ata do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe me tekst, të bëjnë chat me zë dhe chat me video, me miqtë e tyre në Facebok brenda Skype.

Burimi i WSJ thekson se funksionet janë të integruara me Skype 5.0, që do të paraqitet në treg brenda javëve të ardhshme. “Mundësia për chat me zë dhe video në Facebook, do të ishte një përparim logjik drejt partneritetit” tha burimi për WSJ.

Ndonjë deklaratë zyrtare rreth kësaj çështje nuk ka as nga ana e Facebook e as nga ana e Skype. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Bitmain, gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike përgatitet për IPO-në më të madhe në industri

Lajmet e fundit>