Siguri

Facebook po teston funksionon “fshij llogarinë”

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
Facebook po teston funksionon “fshij llogarinë”

Facebook ka paraqitur një veçori të re që do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të largohen tërësisht nga ueb faqja e këtij rrjeti social.

Butoni “Deaktivizo Llogarinë”, që më parë ka qenë një link i vendosur thellë në seksionin e Pyetjeve të paraqitura më së shpeshti në këtë rrjet të Qendrës për Ndihmë, tani mund të qaset nga seksioni i Të dhënave të Llogarisë dhe në një formë të re të quajtur si “Deaktivizo ose Fshijë llogarinë tuaj”.

Nëse përdoruesit e Facebook klikojnë linkun ata do të fshijnë tërësisht llogarinë e tyre. Në sistemin e mëparshëm, llogaitë e përdoruesve do të fshiheshin tërësisht vetëm pas një periudhe prej dy javësh.

Facebook ka theksuar se veçoria ishte e lemituar për llogari të përzgjedhura gjatë fazës testuese, por ka theksuar se më vonë do të paraqitet edhe tek 500 milion përdoruesit e saj. “Ne vazhdimisht testjomë ide të reja” tha një zëdhënës i Facebook. “Një prej këtyre testimeve përfshinte edhe opsionin e fshirjes së llogarisë për një përqindje shumë të vogël të përdoruesve”.

Facebook ishte kritikuar mjaft ashpër më herët gjatë këtij viti për ndryshimet e saja në sistemin e privatësisë në ueb faqen e saj, që i lejonte përdoruesit të shkëmbejnë në mënyrë publike më shumë informata sesa që ishin në dijeni.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook u është pëgjigjur kritikave me rregullim të plotë të të dhënave të privatësisë në faqe, duke i thjeshtësuar ato, dhe pëveç kësaj u shtua edhe një filter i privatësisë që mund të aplikohej për të gjitha pjesët e profilit të një përdoruesi.

LEXO EDHE:  WinRAR ju ka lënë të ekspozuar sigurinë për 19 vite me radhë

Lajmet e fundit>