Biznes

Facebook rifreskon planet e saja mobile

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
Facebook rifreskon planet e saja mobile

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tha të mërkurën se rrjeti  social, që ka trefishuar numrin e përdoruesve mobil nga 65 milion që ishte në të njëjtën periudhë para një viti, gjithashtu do të bëjë të gatshme për shfrytëzim “Facebook Places” edhe në celularët e mençur me bazë në Google Android.

Kompania gjithashtu do të rris tentimet për të bërë rrjetin e saj social me 500 milion anëtarë  të gatshëm për përdoruesit edhe kur ata janë larg kompjuterit. Si një shembull i veçorive të integruara në versionin mobil është marrë ajo që Facebook do t’i ndihmojë tregtarët që të ofrojnë marrëveshje speciale tek konsumatorët që bëjnë “check in” afër lokalit, duke shënuar lokacionin e tyre fizik.

Rrjeti social ka renditur 22 partnerë, duke përfshirë American Eagle Outfiltters të Macy’s, Palm Casino në Las Vegas, dhe Gap që është duke ofruar 10,000 palë pantallona në një ditë në vazhdim.

Facebook është një prej kompanive të më të mirëformuara të uebit, duke përfshirë Google dhe Yahoo, dhe është duke zgjeruar biznesin e saj në pajisjet mobile gjersa njerëzit po shfletojnë uebin dhe po dërgon email përmes celularit.

Përdoruesit e saj mobil janë dyfish më aktiv sesa ata në faqen e Facebook që dëshirojnë qasje në këtë shërbim nga kompjuterët personal. Veçoria Places që është paraqitur në gusht, supozohet se do të ndihmojë përdoruesit të shkëmbejnë vendin ku janë, të kuptojnë se çfarë po ndodh përreth, çka është në ofertë, etj.

Thuhet se “Places” do të mund të qaset nga Apple iPhone App, të cilën e ka dizajnuar Facebook për pajisjet mobile me ekran të ndjeshëm në prekje. Nga kjo veçori pritet që Facebook të përfitojë edhe mundësi të reja të të hyrave, por gjithashtu pritet që të ketë fërkime të reja delikate rreth privatësisë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Bitcoin ra nën 10,000 dollarë

Lajmet e fundit>