Siguri

Facebook shpalos plan të ri për trajtimin e ID-ve të përdoruesve

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
Facebook shpalos plan të ri për trajtimin e ID-ve të përdoruesve

“Pasi kemi biseduar me komunitetin, ne kemi përditësuar zgjidhjet tona të propozuara për të përdorur një mekanizëm tjetër që ofron mbrojtje më të mirë për përdoruesit gjersa në anën tjetër minimizon ndikimin nga aplikacionet ekzistuese dhe eliminon nevojën e përdorimit të librarive të enkriptimit” shkroi në një blog post, Mike Vernal një inxhinierë i Facebook.

Propozimi do të ngulisë një UID në një trup HTTP POST, që do të thotë se nuk do të jetë e shprehur në asnjë rast në çfarëdo referimi HTTP; qoftë në formë të enkriptuar apo paenkriptuar. Kur një shfletues ngarkon informatat, nganjëherë dërgohet një header HTTP që identifikon URL-në e faqes me atë informacion. Aplikacione të caktuara të shkruara në platformën Facebook, përmbajnë UID të një përdoruesi t ë Facebook në URL-në e s aj pasi përdoruesi të ketë autorizuar një aplikacion.

“Një UID është e përfshirë në mënyrë që t’i mundësojë aplikacionit të ndërtojë një përvojë të personalizuar nga përdoruesi” tha Vernal gjatë muajit të kaluar. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Hakerët marrin nën kontroll një llogari të Google në Twitter, promovojnë një skemë mashtrimi me Bitcoin

Lajmet e fundit>