Analiza

Facebook synon gjysmë miliard përdorues

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Facebook synon gjysmë miliard përdorues

Andrew Noyes, një zëdhënës i Facebook ka deklaruar se fenomeni i rrjeteve sociale është gati për të grabitur përdoruesin e 500 miliontë. Me pothuajse gjysmë miliard përdorues në këtë mënyrë Facebook është bërë një superfuqi që ka ndihmuar në transformimin e njerëzve në mënyrën sesi ata përdorin internetin dhe në mënyrën sesi ata lidhen mes vete.

“Gjysë miliard përdorues është një shifër vërtetë marramendëse pavarësisht sesi e shikon. Kjo dukshëm e bënë Facebook-un, numrin një në botë për rrjete sociale, që është një arritje mjaft e madhe. Megjithatë ata ende duhet të punojnë dhe të garantojnë siguri shtesë për përdoruesit, qasje të përshtatshme dhe stabilitet” tha Dan Olds, një analist pranë Gabriel Consulting Group.

Sipas disa thashethemeve që po qarkullojnë në internet, Facebook ka disa plane të mëdha sesi do të festoj 500 milion përdorues, por Noyes ka hedhur poshtë mundësinë për të deklaruar se çfarë është planifikuar. Megjithatë thuhet se një veçori e re do të lansohet me këtë rast, përkatësisht “Facebook Stories”, që do t’i lejojë anëtarët të shkëmbejnë tregimet e tyre mbi mënyrën sesi Facebook ka ndryshuar dhe ndikuar në jetët e tyre.

Ka gjasa që këto tregime të përdoren edhe në treg, dhe në këtë mënyrë Facebook do të tentoj të rrit numrin e anëtarëve edhe më tutje.

Sipas statistikave nga Facebakers.com, Shqipëria ka në këto momente 776.620 përdorues aktiv të regjistruar në Facebook (507.720 meshkuj dhe 263.200 femra), dhe renditet në vendin e 67 për sa i përket numrit të përdoruesve të rrjetit social. Për fat të keq për Kosovën nuk ka të dhëna, dhe nuk do të spekulojmë numrin e përdoruesve, por dihet se ka mjaft shumë.

LEXO EDHE:  5G e shpjeguar: Çdo gjë që duhet të dini

Në vendin e parë natyrisht është SHBA me mbi 125 milion përdorues, pastaj është Britania e Madhe me 26.6 milion përdorues, Indonesia me rreth 26 milion përdorues, Turqia me 22.5, Franca me 18.9. etj.

Lajmet e fundit>