Analiza

Facebook thotë se shkronjat e vogla janë eksperiment!

Publikuar , 04 Nëntor 2010
0
Facebook thotë se shkronjat e vogla janë eksperiment!

Më herët gjatë kësaj jave, Facebook pa i paralajmëruar përdoruesit ndryshoi madhësinë e shkronjave në faqen e saj të popullarizuar. Por ky ndryshim shkaktoi shumë polemika dhe reagime nga shumica e përdoruesve të Facebook, të cilët tani po ankohen se po është më vështirë të lexohen gjërat.

Shumë përdorues shfaqën mllefin e tyre në Twitter me komente si: “O @facebook ky font është TEPËR i vogël për sytë e mi të vjetër. Mos u bëni të këqij dhe rregullojeni!” cicëroi Laurie. “O zot fonti i ri më shtynë të afrojë monitorin te fytyra për të lexuar statuset” cicëroi tjetri i quajtur Chechtpavement. Karen Maeby bëri shaka duke cicëruar se “Zuckeberberg ndoshta ka zvogëluar fontin në mënyrë që njerëzit ta kenë më të vështirë leximin e privatësisë dhe eventualisht të dorëzohen”.

Në një përgjigje me e-mail ndaj ComputerWorld, Facebook u përgjigj duke thënë se zvogëlimi i shkronjave është një lloj eksperimenti. “Ne vazhdimisht po testojmë mënyra të reja për të bërë faqen më efikase” tha Andrew Noyes, një zëdhënës i Facebook. “Ne dëgjojmë të dhënat nga përdoruesit dhe vazhdimisht tentojmë t’i inkorporojmë ato në përditësime të produkteve dhe versione të reja”.

Noyes nuk tha nëse Facebook do të kthej shkronjat në një font më të madh, bazuar në reagimin negativ nga përdoruesit. Ai gjithashtu nuk tha sesi do ta bëjë më efikas faqen fonti më i vogël.

“Unë mund ta shoh se mund t’i bëjë ata paksa më efikas, nëse dëshirojnë të vendosni më shumë gjëra në secilën faqe, por ata thjeshtë mund t’i zgjasin faqet më shumë” tha Ezra Gottheil, një analist pranë Technology Business Research. “Ndoshta ata kanë kërkuar më shumë efikasitet për përdoruesit në mënyrë që ata të shohin më shumë postime në të njëjtën kohë”.

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonisë fikse, Shqipëria poshtë mesatares së rajonit

Nëse këto ndryshime nuk ju pëlqejnë atëherë mund të instaloni një shtojcë për shfletuesin tuaj që quhet Better Facebook, dhe që do t’ju mundësojë definimin e një madhësie sipas dëshirës të madhësisë së shkronjave. /pcworld.al

Lajmet e fundit>