Lajmet

Factura organizon arkivën tuaj të gjatë në Mac

Publikuar , 07 Tetor 2012
0
Factura organizon arkivën tuaj të gjatë në Mac

Rrëmuja në desktop dhe follder të caktuar ndodh kur shkarkojmë dhe krijojmë skedarë, por nuk përpiqemi që t’i fshijmë dhe organizojmë pastaj.

Derisa janë disa rrugë për të automatizuar këtë proces, zakonisht nuk ofrohet kontrolli i plotë mbi atë se ku shkojnë gjërat e juaja.

Factura është një aplikacion “drag-and-drop” (tërhiq dhe vendos) që e bën arkivimin e skedarit në Mac më të lehtë.

Për ta përdorur Facture, ju vetëm duhet të merrni ndonjë skedarë që dëshironi ta arkivoni, jepjani emrin kategorisë dhe klikoni për t’u rikthyer.

Ai automatikisht do të krijojë një folder në direktoriumin e folderit që e keni zgjedhur dhe do të zhvendos (ose kopjojë) skedarin që dëshironi të arkivohet.

Ky aplikacion po ashtu do të shtojë datën tek emri i skedarit kështu që çdo gjë radhitet në atë mënyrë sikurse që ishte arkivuar.

Kjo do ta bëjë më të lehtë shfletimin e arkivave tuaja teksa skedarët do të radhiten ashtu siç i keni cekur.

Ai po ashtu bën, kërkon një angazhim të vogël nga ju, por pastrimi i mirë duhet që ta bëjë këtë gjë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mbi 100 milion kompjutera Mac janë aktivë në mbarë botën

Lajmet e fundit>