Analiza

Fakte interesante rreth fëmijëve që kodojnë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2020
0
Në këtë artikull do të diskutojmë disa fakte interesante për fëmijët që kodojnë të cilat do tu hapin sytë dhe tu vënë në kërkim që tu mësoni fëmijëve rrugën më të mirë e cila do ti shndërrojë ëndrrat e tyre në realitete teknologjike. Fakte interesante rreth fëmijëve që kodojnë

Fëmijët që kodojnë janë ndryshe. Ata mendojnë dhe veprojnë ndryshe sepse ndërsa mësojnë për të koduar, ata fitojnë disa aftësi jetike për të kaluar me sukses çdo sfidë me të cilën mund të përballen në të ardhmen e afërt.

Fëmijët që kodojnë i forcojnë disa aftësi më shpejtë sesa fëmijët e tjerë. Në këtë artikull do të diskutojmë disa fakte interesante për fëmijët që kodojnë të cilat do tu hapin sytë dhe tu vënë në kërkim që tu mësoni fëmijëve rrugën më të mirë e cila do ti shndërrojë ëndrrat e tyre në realitete teknologjike.

Fëmijët që kodojnë janë ndryshe, por le tu tregojmë arsyet pse…

Pse fëmijët që kodojnë janë ndryshe?

Nëse dëshironi që fëmija juaj të fitojë vetëbesim, të ketë vetëvlerësim të fortë e të qëndrueshëm dhe të zhvillojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të gjetur punën që ëndërron, atëherë duhet të filloni tu mësoni programim dhe gjuhët e programimit mund të jenë zgjidhja që keni kërkuar.

Këto janë 4 fakte që i përgatisin fëmijët të përballen me të nesërmen e panjohur në një botë teknologjike.

Fëmijët që kodojnë bëhen zgjidhës problemesh më të mirë

Aftësia për të zgjidhur probleme është një prej aftësive më të rëndësishme dhe të kërkuara në fuqinë punëtore. Kur mëson të kodojë, fëmija juaj do të jetë i aftë të identifikojë problemet më shpejtë dhe të krijojë një numër strategjish për ti zgjidhur ato.

Fëmijët që kodojnë do të kuptojnë më shpejtë sesa moshatarët e tyre se një problem mund të zgjidhet në disa mënyra. Ata do të vinë me disa ide të ndryshme, efektive dhe të zhvilluara për të adresuar çdo problem që përballen.

LEXO EDHE:  Volkswagen dëshiron të eliminojë aksidentet me një softuer deri më 2050

Për shembull kur krijojnë një aplikacion apo një lojë gjatë kurseve të kodimit, ata duhet të kalojnë nëpër disa sfida, vështirësi dhe probleme softuerike gjatët procesit. Por kjo nuk i dekurajon ata. Sepse zgjidhja e një problemi do ti motivojë të shkojnë deri në fund.

Kodimi ndihmon në ndërtimin e aftësive komunikuese

Psikologët e shohin edukimin si një proces ndërveprimi shoqëror. Kur edukatorët të kuptojnë se fokusimi në procese individuale të secilit pjesëmarrës garanton rezultate më të mira, të gjithë studentët do të kenë një të ardhme më të mirë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë më efektive.

Fëmijët që kodojnë kanë aftësi më të mira komunikuese duke qenë se çdo gjë e mësojnë nga kjo perspektivë. Vlerësimet formuese që kanë kur krijojnë çdo gjë, i ndihmon ata që pyesin vetveten dhe të tjerët se cila është rruga më e mirë për të kaluar nga A tek B.

Siç e thamë më parë, një problem ka qindra zgjidhje potenciale por që të jeni në dijeni të këtyre problemeve, komunikimi është jetik.

Fëmijët që kodojnë punojnë më mirë në ekip

A keni dëgjuar për termat “Scrum” dhe “Agile”? Këto janë vetëm dy struktura të përdorur për të marrë vendime të rëndësishme dhe menaxhuar informacione komplekse. Të dy sistemet janë aplikuar në zhvillimin e softuerit dhe janë një seri qasjesh të ndryshme.

Fëmijët që kodojnë kuptojnë rëndësinë e çdo anëtari ekipi dhe rolin e tyre e vlerën e vërtetë të çdo procesi.

Por jo vetëm këtë. Fëmijët që kodojnë punojnë më mirë në ekipe sepse ato ekipe së bashku ndërtojnë një mënyrë të re të menduarit, vepruarit, reagimit dhe zgjidhjes së problemeve. Ekipet janë baza e suksesit dhe fëmijët që kodojnë e dinë këtë. Një ide e madhe mund të bëhet më e madhe vetëm nëse punojmë në ekip.

LEXO EDHE:  Trajnime falas nga ICTSlab, 20 të rinj do të mësojnë gjuhën e programimit më kërkuar në botë

Kodimi u jep fëmijëve vetëvlerësim dhe kreativitet

A ka një ndjenjë më të mirë sesa të arrish diçka për të cilën ke punuar aq shumë? A ka gjë më të mirë sesa të shikosh ëndrrat të bëhen realitet? A ka një mënyrë më të mirë për të rritur vetëvlerësimin tek fëmijët duke u treguar atyre se çdo gjë është e mundur përsa kohë e imagjinojnë?

Fëmijët që kodojnë kanë vetëvlerësim më të madh se mund të shohin me sytë e tyre që mund të bëjnë gjëra të mëdha. Kur përjetojnë ndjesinë e të krijuarit diçka nga zeroja, ata kuptojnë çfarë janë të aftë të bëjnë dhe ndërtojnë vetëbesim. A imagjinoni dot sipërmarrësit që kanë krijuar kompani të suksesshme sesi mund të ndihen? Ashtu ndihen edhe fëmijët tuaj.

Po kreativiteti? Po fëmijët që kodojnë shohin suksesin e atyre të arrihet dhe e lënë imagjinatën të fluturojë. Nëse e dinë metodën e duhur sesi të shndërrojnë një projekt në sukses, pse të mos krijojnë diçka unike, ndryshe dhe kreative?

Fëmijët që kodojnë zhvillojnë dhe forcojnë mendim kreativ për disa arsye: për të gjetur mënyra të reja për të zgjidhur probleme, për të punuar në ekipe, për të krijuar gjëra të jashtëzakonshme dhe përmirësuar të nesërmen.

ICTSlab