Blog

Fakulteti i Ekonomisë konferencë për sistemet e informimit dhe inovacionet teknologjike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Maj 2019
0
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, e vendosi theksin te punësimi i studentëve të këtij fakulteti. Sipas tij, rreth 90% e studentëve që përfundojnë ekonomikun janë të punësuar. Fakulteti i Ekonomisë konferencë për sistemet e informimit dhe inovacionet teknologjike

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar konferencën e nëntë ndërkombëtare, “Sistemet e Informimit dhe Inovacionet Teknologjike: Ekonomia e zgjuar dhe transformimi digjital” (Information Systems and Technology Innovations: Smart economy and digital transformation).

Në fjalën e hapjes, organizatorja e konferencës, Kozeta Sevrani, tha se kjo konferencë synon të ofrojë një hapësirë diskutimi për kërkuesit, akademikët dhe studentët, për sistemet e informacionit dhe inovacionit në teknologji.

Ndërsa sipas Drejtores së Përgjithshme të INSTAT, Delina Ibrahimaj, institucioni që ajo drejton po bën përpjekje për të instaluar sisteme të reja për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, e vendosi theksin te punësimi i studentëve të këtij fakulteti. Sipas tij, rreth 90% e studentëve që përfundojnë ekonomikun janë të punësuar.

Kjo konferencë është një nga më të rëndësishmet që zhvillohet në vend për kërkuesit, akademikët, përfaqësuesit e biznesit dhe studentët e degëve të ndryshme të fushës së Teknologjisë së Informacionit. /SCAN

LEXO EDHE:  Aplikacioni i Facebook për fëmijët ka lejuar të huajt ti bashkohen bisedave

Lajmet e fundit>