Lajmet

Fakulteti Ekonomik dhe Juridik me pikë të shitjes së PTK-së

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
Fakulteti Ekonomik dhe Juridik me pikë të shitjes së PTK-së

Ata tashmë kanë në objektin e fakultetit të tyre,  pikën e shitjes së PTK-së, në të cilën do të gjejnë të gjitha produktet dhe shërbimet që i ofron ndërmarrja më profitabile në vend.

Me rastin e hapjes së kësaj pike të shitjes, drejtori financiar i PTK Sh.a., z. Nuredin Krasniqi, theksoi se kjo është pika e 150-të me radhë në kryeqytet.

“Është kjo zyra e parë postare që hapet në institucionet financiare, veçanërisht në fakultet, e cila kuadrit arsimor edhe studentëve, ju mundëson të jenë shumë më afër produkteve të PTK-së dhe shërbimeve të tjera financiare”, ka thënë z. Krasniqi.

Të privilegjuar dhe të nderuar u shprehën edhe dekani i Fakultetit Ekonomik dhe ai Juridik, të cilët falënderuan menaxhmentin e PTK-së për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe donacionin e ndarë për rregullimin e hapësirës së hollit të fakultetit.

“Kjo hapësirë e fakultetit tonë ka qenë në një gjendje shumë të vështirë, por falë donacionit të PTK-së, kemi arritur t’ia ndërrojmë pamjen dhe të ndërtojmë këtë pikë postare e cila do t’ju shërbejë shumë studentëve dhe kuadrit arsimor të fakultetit tonë”, ka thënë Skender Ahmeti, Dekani i Fakultetit Ekonomik.

 Falënderues është shprehur edhe kolegu i tij, dekani i Fakultetit Juridik, Bajram Ukaj, i cili e ka vlerësuar si shumë të nevojshme hapjen e pikës së shitjes në brendi të fakultetit.
 
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, ka ndarë një donacioni në vlerë prej  15,200 eurosh e cila është shfrytëzuar maksimalisht për rregullimin e hapësirës dhe hapjen e pikës së shitjes, e në të ardhmen edhe ofrimin e shërbimeve të tjera financiare, gjë që do t’i kursejë studentët e këtyre dy fakulteteve që të bredhin nëpër qytet për të kryer obligimet e tyre financiare.

LEXO EDHE:  A duhet të kaloni në WordPress 5.0?

Lajmet e fundit>