Lajmet

Falë Microsoft Translator SwiftKey mund të përkthejë mesazhet në 60 gjuhë

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Nëse instaloni aplikacionin Microsoft Translator në telefon, mund ta përdorni këtë funksion edhe kur jeni pa internet. Falë Microsoft Translator SwiftKey mund të përkthejë mesazhet në 60 gjuhë

Tastiera e mirënjohur në pronësi të Microsoft, SwiftKey, prezantoi një funksion të ri, inetgrimin e Microsoft Translator i cili do të përkthejë mesazhet në 60 gjuhë të botës.

Për fillestarët, SwiftKey është një aplikacion shumë popullor tastiere për ekrane me prekje dhe funksione të avancuara si sugjerimi i fjalëve të ardhshme apo parashikimi i tekstit.

Me përditësimin e ri pavarësisht aplikacionit që përdorni: Facebook Messenger apo WhatsApp, SwiftKey do të përkthejë automatikisht në gjuhën që dëshironi ndërkohë që shkruani.

Kjo vlen jo vetëm për mesazhet që dërgoni por edhe që merrni.

Nëse instaloni aplikacionin Microsoft Translator në telefon, mund ta përdorni këtë funksion edhe kur jeni pa internet.

Tre vite më parë Microsoft bleu SwiftKey për 250 milionë dollarë dhe që atëherë e ka përditësuar vazhdimisht dhe i fundit e vendos në një linjë me Google Gboard. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>