Biznes

Falimenton bursa e kriptomonedhave FTX, CEO Sam Bankman-Fried jep dorëheqjen

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2022
Memoja e publikuar ditën e sotme thotë se Bankman-Fried ka dhënë dorëheqjen dhe CEO është emëruar John J. Ray III. Falimenton bursa e kriptomonedhave FTX, CEO Sam Bankman-Fried jep dorëheqjen

Twitter nuk është e vetmja kompani teknologjike e cila po shkon drejt kolapsit. Bursa e dytë më e madhe në botë e kriptoaseteve FTX aplikon për faliment nën Kapitullin 11 ndërsa themeluesi Sam Bankman-Fried ka dhënë dorëheqjen si CEO.

Aplikimi për faliment mbulon FTX Trading, FTX US, Alameda Research dhe afro 30 kompani të tjera që operonin nën FTX Group sipas njoftimit për shtyp të kompanisë.

Të tjerë si FTX Australia dhe FTX Express Pay nuk janë përfshirë në këtë proces. Aplikimi për Kapitullin 11 të falimentit nuk do të thotë se kompania është e shuar, por lejon biznesin të vijojë operacionet ndërsa kërkon një plan për të paguar pas kreditorët.

Memoja e publikuar ditën e sotme thotë se Bankman-Fried ka dhënë dorëheqjen dhe CEO është emëruar John J. Ray III.

“Grupi FTX ka asete me vlerë të cilat mund të administrohen në mënyrë efektive dhe të organizuar,” tha Ray duke shtuar se ai dhe ekipi i tij do të fillonte koordinimin me të gjitha palët e përfshira nga kolapsi i FTX.

Dikur një prej yjeve të industrisë së kriptomonedhave, bursa preku fundin në vetëm një javë. Pas disa zbulimeve, CEO i Binance Changpeng Zhao tha se kompania kishte filluar të sheste monedhat e saj FTT, monedha e blockchainit të FTX.

Këto monedha i mbante si pjesë procesit të shitjes së aksioneve të Binance kishte në FTX deri në 2021. Ndërsa monedha hyri në pikiatë, shumë investitorë filluan të tërhiqnin paratë nga bursa në masë duke bërë që FTX të ndërpriste tërheqjet dhe shkaktuar më tepër panik.

Të Marten u tha se Binance ishte në bisedime për blerjen e FTX për tu tërhequr një ditë më pas. Zhao tha se bursa ishte në pozita që Binance nuk mund ta ndihmonte dot.

LEXO EDHE:  3 miliardë dollarë Bitcoin u shitën për të shpëtuar stablecoin Terra

Problemet financiare të FTX ishin të mëdha. Firma kishte detyrime 8.8 miliardë dollarë. Burime të afërta me kompaninë thanë se FTX kishte përdorur një përzierje fondesh të klientëve, monedha FTT dhe aksione në Robinhood për të mbështetur kompaninë Alameda.

Nisur nga profili i lartë që kompania kishte deri në atë pikë saqë stadiumi Miami Heat të mbante emrin e saj me një marrëveshje 135 milionë dollarëshe, reagimi dhe retorika ndaj kolapsit të saj ishte i menjëhershëm.

Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se pa mbikëqyrjen e duhur të kriptomonedhave, çdo Amerikan është në rrezik.

Pavarësisht se FTX preku fundin, ekziston frika se do të tërheqë mbarë tregun me vete. Ditën e djeshme platforma e huadhënies BlockFi ndërpreu tërheqjes duke thënë se nuk mund të operonte biznesin normalisht nën presionin e turbulencës së shkaktuar nga FTX. /PCWorld Albanian