Biznes

Falimenton firma e gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt

Nov 22 2018
0 Shpërndarje
Falimenton firma e gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt

Firma Amerikan e gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt deklaroi falimentimin ndërsa ende u detyrohet miliona dollarë kreditorëve.

Firma aplikoi për faliment pranë Gjykatës së Distriktit Lindor të Uashingtonit ditën e Hëne duke zbuluar se u detyrohet 20 kreditorëve më të mëdhenj të paktën 7 milion dollarë sipas dokumenteve të paraqitura pranë gjykatës.

Në mesin e kreditorëve janë edhe furnizues me energji elektrike të cilëve u detyrohet të paktën gjysmë milion dollarë.

Asetet e Giga Watt kanë vlerë më pak se 50,000 dollarë ndërsa detyrimet totale të kompanisë janë nga 10 deri në 50 milion dollarë.

“Kompania nuk ka arritur të paguajë kredinë në kohë,” u tha në një prej mbledhjeve të aksionarëve më 18 Tetor. Për korporatën dhe kreditorët do të ishte një riorganizim parashikuar nën nen 11 për procedurat e falimentit.

Takimi i cili vendosi shpalljen e falimentit u thirr nga Andry Kuzenny, një drejtor i cili posedonte 10% të firmës.

Giga Watt u themeluar nga Dave Carlson. Si pjesë e planit për të tërhequr investitorë, kompania lançoi një ICO në Maj të 2017-ës ku u grumbulluan 22 milion dollarë. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>