Harduer

Familjes së produkteve Surface i bashkohen një palë kufje

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Me një çmim prej 350 dollarësh, kufjet duken mjaft konkurruese sidomos për Bose dhe modelet QuietComfort por gjithashtu edhe produktet e rivalë si Samsung dhe Sony. Familjes së produkteve Surface i bashkohen një palë kufje

Shumica e produkteve që Microsoft prezantoi ditën e djeshme ishin përditësimeve të pajisjeve që shet prej vitesh.

Megjithatë surpriza e vërtetë në mund ta quajmë kështu ishin një palë kufje që Microsoft i quan Surface Headphones.

Ata do të shiten krahas tabletit, laptopit dhe desktopit Surface.

Sekreti i këtyre kufjeve është asistentin virtual Cortana.

Me një çmim prej 350 dollarësh, kufjet duken mjaft konkurruese sidomos për Bose dhe modelet QuietComfort por gjithashtu edhe produktet e rivalë si Samsung dhe Sony.

Meqë Cortana është ajo që diferencon këto kufje nga të tjerët, nuk ka për të qenë e lehtë për të shkëlqyer në një treg të dominuar prej të tjerëve.

Ende ata janë në ditët e para dhe madje skemi asnjë datë debutimi. Mbase Microsoft ka ruajtur tjetër surprizë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>