Siguri

Faqja e Sony PlayStation bie viktimë e hakerave

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Faqja e Sony PlayStation bie viktimë e hakerave

Kompania për siguri digjitale e ka lajmëruar për problemin dhe Sony e ka marë masa për shmangjen e problemeve atë brenda 24 orësh. Adhuruesit e videolojrave që kanë hapur faqen e Play Station kanë parë një dritare pop-up që tregonte progresin e skanimit për virus në PC-në e vizitorit. Pasi mbaronte skanimi i gënjeshtërt, një mesazh deklaronte se kompjuteri ishte infektuar me viruse dhe trojanë. Më pas i ofronte përdoruesit një program antivirus, i cili po ashtu është i gënjeshtërt, duke i kërkuar të paguante për të. Kjo taktikë frikësuese është bërë shumë e zakonshme dhe e njohur mes e krimineleve të internetit. Tani faqja e PlayStation është e pastër, por qindra faqe të tjera janë prekur nga i njëjti sulm. Sipas Cluly, faqet e prekura nga ky virus janë të ndryshme, duke përfshirë faqet e qeverive të Brazilit dhe Kinës, deri tek një kompani për rregullime të kopshteve në Kanada.

LEXO EDHE:  Microsoft thotë se hakerët pas sulmit të Outlook.com kanë aksesuar edhe e-mailet

Lajmet e fundit>