Lajmet

Faqja kryesore e Google Malajzia sulmohet nga hakerët

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Faqja kryesore e Google Malajzia sulmohet nga hakerët

Ballina (Faqja Krysore) e Google për Malajzinë për momentin është jashtë funksionit pas rënies “viktimë” e një sulmi të dukshëm të hakerëve.

Një faqe e përlyer në www.google.com.my ka një mesazh “Google Malajzia VOLUSOR nga ELITAT PAKISTANEZE” ku përgjegjësinë e merr “Skuadra MadLEETS”.

Pjesa e poshtme e faqes paraqet një slogan patriotik “Pakistan Zindabad” që nënkupton “Jetë të Gjatë Pakistanit”. Sulmi nuk duket të ketë natyrë politike. “Nuk ka shumë arsye për këtë, vetëm për të dëshmuar që siguria është vetëm një iluzion. Ajo nuk ekziston,” tha lideri i skuadrës së Elitës në një deklaratë për TechCrunch.

“Sido që të jetë, ne nuk kemi qëllime politike.” Sipas The Hacker Post, incidenti është më i fundit në vazhdën e gjatë të sulmeve të DNS-ve nga Elita. Google Malajzia ishte shfrytëzuar në mënyrë të ngjashme gjatë korrikut.

Google ka konfirmuar për The Verge që problemi është me regjistrat DNS në anën e Malajzisë dhe thotë që qasja duhet të rikthehet. Integricity, që është ndërmarrje malajziane për hostim të uebit e përdorur nga Google, është duke ndjekur problemin dhe thotë që mund të marrë pak kohë derisa të bëhet përditësimi global i serverëve DNS.

“Për një periudhë të shkurtër, disa përdorues që vizitonin google.com.my ridërgoheshin tek një uebfaeq tjetër; shërbimet e Google për domeinin google.com.my nuk u hakuan,” tha Google në një deklaratë të dhënë për The Verge. “Ne kemi qenë në kontakt me organizatën përgjegjëse për menaxhim të këtij domeini dhe problemi duhet të zgjidhjet.” (PCWorld Albanian)

Google com my

LEXO EDHE:  Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

Lajmet e fundit>