Biznes

Fast Europe Ventures përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Publikuar , 25 Shkurt 2010
0
Fast Europe Ventures përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Me këtë marrëveshje Fast Europe Ventures do ti ndihmoj bizneseve, reklamuesve, agjencioneve qeveritare të fillojnë kampanjat 2D bar code dhe një mënyrë të re te reklamimit.

“Marrëveshja është pjese e strategjisë sonë te vazhduar për të rritur adaptimin e lehtë te konsumatoreve në përdorimin e telefonave mobil për pagese dhe marrje te informatës tani me ofrimin e një eksperience te re te skenimeve te bar kodeve 2D nëpërmes UpCode” deklaroi Kushtrim Xhakli, drejtori i Fast Europe Ventures për PC World Albanian.

“Strategjia është gjithashtu që ta integrojmë konsumatorin ndërmjet teknologjisë 2D Code me produktet e ofruara dhe te krijojmë një aksion me përdorim te celularit.” shtoi Xhakli.

UpCode është momentalisht duke operuar në shumë shtete të botës me shërbime të ndryshme si të ofrimit te informatave shtesë për produktet e plasuara në treg duke skenuar bar-kodin. Sistem të informimit për trafikun urban, hartat e qytetit, orari i nisjeve, si dhe shume shërbime që lidhen direkt me konsumatorët. Përdoruesit e telefonisë mobile duhet vetëm ta skanojnë bar-kodin me anë te kamerës në celularin e tyre dhe të qasen në të dhënat e shpejta për atë që kane kërkuar.

Deri me tani teknologjia UpCode ka fituar çmimet:
GSMA/Mobile  Monday Peer Award 2007
Carlifornia/USA Mobile
Rules Best Mobile Enterprise Solution 2008
European Regional Champion 2008

Meqë profili për 2D bar kod është i ri, ne te shumtën e rasteve aplikacioni qe mundëson skenimin e bar-kodeve nuk është i para-instaluar në celular, dhe te gjithë konsumatoret te cilët dëshirojnë te përdorin 2D bar kod aplikacionin dhe informatat mund ti marrin tek faqja zyrtare e Fast Europe Ventures dhe UpCode.

Fast Europe Ventures është duke punuar me operatoret celular qe te stimulojnë ketë teknologji duke dërguar tek konsumatoret nëpërmes mesazhit likun qe te shkarkojnë aplikacionin qe do te mundëson përdorimin e skanerit. Celularet e prodhuar ne vitet e fundit posedojnë aplikacionin skanues pasi qe 2D bar kodi është duke u standardizuar dhe përdoret ne tregun global.

LEXO EDHE:  Vodafone sfidon gjigandin Deutsche Telekom me aktivizimin e rrjetit 5G në Gjermani

Ndërkohe ka filluar bashkëpunimi me kompanitë e marketingut, për fillimin e shërbimeve te tilla testuese ne tregjet tona.
Telefoni celular i cili është i pajisur me kamere me rezolucion te qarte do te jete ne gjendje te lexon gjitha tipet e bar kodeve, te vendosura ne print, medium digjital dhe ne ambientet jashtë.

UpCode teknologjia mund të përfshijë shumë funksione dhe të kombinojë interesat e të shumëfishta.  Kjo është mënyra më efektive për ti ofruar klientëve qasje tuaj të shërbimeve dhe informacionit.
UpCode teknologjia mund te përdoret për: Logjistike, Edukim, Pagesa, Marketing Direkt, Lojra, Përdorim privat, përkthime, promocione, paketime, marketing, informata te integruara, sisteme inteligjente e deri tek transferimi i parave. Ne përgjithësi është një teknologji qe mund te përfshije shumë funksione dhe të kombinoj interesat e shumëfishta, duke ofruar mënyrën me efektive te bizneseve ndaj konsumatorëve.
2D bar kod teknologjia është ende në rritje dhe interesante për reklamuesit, tregëtarët dhe bizneset që dëshirojnë ne mënyre efektive te shtojnë interaksionet dhe te mundësojnë përfshirjen e konsumatorëve për t’i arritur objektivat e trageteve. Kur bizneset fillojnë te adoptojnë teknologjinë UpCode e përfaqësuar nga Fast Europe Ventures, pa dyshim shumica e konsumatoreve do te kenë njohurinë e bar kodeve dhe do te filloje përdorimin e tyre.

Lajmet e fundit>