Biznes

Fati i kriptomonedhës Libra të Facebook i paqartë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Dhjetor 2019
0
Zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë David Marcus i Facebook, janë shprehur se pa u sqaruar dhe adresuar shqetësimet e autoriteteve kriptomonedha nuk debuton. Fati i kriptomonedhës Libra të Facebook i paqartë

Projekti i kriptomonedhës Libra të Facebook ende nuk ka një plan të qartë dhe se kur do të lançohet vitin e ardhshëm tha një anëtar i organizatës që mbikëqyr projektin për agjencinë e lajmeve Reuters.

Debutimi i Libra vitin e ardhshëm varet nga bisedimet me autoritetet rregullatore. Rritja e mundshme e popullaritetin të Libra në mesin 2.4 miliardë përdoruesve të Facebook ka nxitur shqetësimet tek autoritetet rregullatore në mbarë botën.

Zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë David Marcus i Facebook, janë shprehur se pa u sqaruar dhe adresuar shqetësimet e autoriteteve kriptomonedha nuk debuton.

Por i pyetur nëse Libra mbërrin në 2020, Patrick Ellis i Libra Association tha se padyshim.

Autoritetet janë të shqetësuara për debutimin e Libra me frikën se mund të heqë nga kontrolli i shtetit politikat monetare dhe të cënojë stabilitetin financiar global.

Libra do të mbështetet në asete si depozita bankare dhe letra me vlerë, strukturë e cila është krijuar për të dhënë besueshmëri dhe stabilitet vlerës së saj, gjë që u ka munguar kriptomonedhave të tjera deri më sot.

Bisedimet mes autoriteteve në Evropë, Amerikë dhe Azi me Libra janë në proces. Disa prej mbështetësve të parë të Libra si Mastercard dhe Visa janë tërhequr nga projekti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook konkurron Zoom me Messenger Rooms