Softuer

Faza e dytë e beta testimit të Star Craft II, pothuaje gati

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Faza e dytë e beta testimit të Star Craft II, pothuaje gati

Lexuesit e 1UP kanë bërë të ditur se Blizzard ka filluar me paraqitjen e shtojcave për përditësim tek beta lojtarët e StarCraft II në Evropë, që do të thotë se pjesëmarrësit së shpejti do të mund t’i rikthehen luajtjes.

Raportet online sinjalizojnë se gjersa disa përdorues kanë arritur të kompletojnë me sukses përditësimin, beta nuk duket se mund të luhet në këtë kohë.

Blizzard ka konfirmuar në maj se pjesa e dytë dhe finale do të duhej të fillojë “pas disa javëve”, para se të lansohet loja me 27 korrik, kështu që duket se faza e dytë e testimeve është rrugës për t ë përmbushur orarin me sukses.

LEXO EDHE:  Pas vitesh mungesë rikthehet jailbreak për iPhone

Lajmet e fundit>