Lajmet

FBI dhe Europol mbyllin një VPN përdorur nga kriminelët kibernetikë

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Dhjetor 2020
Zyrtarë të Departamentit Amerikanë thanë se shërbime të tilla me mbrojtje të lartë janë një mbulim për kriminelët kibernetikë duke i quajtur edhe konspiratorë. FBI dhe Europol mbyllin një VPN përdorur nga kriminelët kibernetikë

Rrjetet private virtuale zakonisht janë forca të së mirës që përdoren për të siguruar informacionet e përdoruesve, por mënyra sesi ky shërbim ofrohet është diçka që shqetëson vazhdimisht agjencitë ligjzbatuese.

TorrentFreak raportoi se FBI-ja dhe Europol kanë mbyllur së bashku Safe-Inet, një shërbim VPN i krijuar për kriminelët kibernetikë. Shërbimi njo vetëm që reklamohej nëpër forumet e krimit kibernetik, por edhe përdorej për fushata hakimi dhe ransomware.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan thanë se shërbime të tilla me mbrojtje të lartë janë një mbulim për kriminelët kibernetikë duke i quajtur edhe konspiratorë.

Edhe pse nuk ka dyshim në mbylljen e Safe-Inet si një kërcënim real, lëvizja të tilla mund të rezultojnë me implikime për shërbimet e tjera VPN. Edhe pse koalicioni i VPN i2 mbështeti këtë bllokim, disa prej praktikave të Safe-Inet implementohet nga të shërbimet VPN me në fokus sigurinë kibernetike. Shpresat janë se FBI apo agjencitë e tjera nuk do të bllokojnë shërbime vetëm pse ofrojnë privatësi të lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Musk demonstron teknologjinë e kontrollit të pajisjeve me mendje