Lajmet

FBI hetim ndaj hakerave Rusë dhe fushatës së Trump

Publikuar , 20 Mars 2017
0
FBI ka hapur hetim ndaj përpjekjeve të Rusisë për të influencuar zgjedhjet presidenciale Amerikane  dhe një bashkëpunim të mundshëm me Donald Trump tha drejtori i agjensisë James Comey. FBI hetim ndaj hakerave Rusë dhe fushatës së Trump

Ekzistenca e hetimit nuk është një surprizë, por njoftimi i Comey të Hënen përbën rastin e parë që FBI flet për një hetim aktiv. Zakonisht FBI-ja nuk komenton lidhur me hetimet aktive.

Comey tha se nuk mund të komentonte më gjatë hetimin por konfirmoi se çështja është e përqendruar rreth një bashkëpunimit të mundshëm të fushatës së Trump dhe qeverisë Ruse.

Inteligjenca Amerikane është e bindur se kanë qenë hakerat Rusë ata që kanë influencuar zgjedhjet presidenciale me publikimin e e-mail-eve të Hillary Klinton.

Drejtori i FBI-së hodhi poshtë akuzat e Trump për përgjim të Kullës së Trump nga Barack Obama gjatë fushatës presidenciale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të luftojë shpërndarjen e fotove intime me inteligjencën artificiale

Lajmet e fundit>