Vëzhgim

FBI-ja të hulumtojë gjurmët e gishtave në iPhone

Publikuar , 08 Dhjetor 2011
0
FBI-ja të hulumtojë gjurmët e gishtave në iPhone

I pagëzuar si mobileOne, arrin që të mbulojë një iPhone dhe prodhohet nga një ndërmarrje e quajtur Fulcrum Technologies. Nëse aprovohet, Cult of Mac raporton që prodhimi për gjurmët e gishtave në iPhone do të mund të ishte i gatshëm për të gjithë zbatuesit e ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe do t’ua mundësonte zyrtarëve policorë dhe detektivëve që të marrin gjurmë të gishtave të një cilësie të lartë. Ky skanues, me ndihmën e veçorisë për lidhje në iPhone, pastaj mund t’i marrë gjurmët dhe t’i krahasojë ato me gjurmët në bazën kombëtare të të dhënave.

Fulcrum pranon që ka pasur një interesim të madh në pajisje në një konferencë të fundit në Çikago, të quajtur Shefat Ndërkombëtarë të Policisë, e mbajtur në Çikago, por kryetari Ken Nosker tha që hapat e kërkuar për ta aprovuar këtë hulumtim të dermatoglifeve të gishtave janë “mjaft të rëndësishëm”. Nokser gjithashtu tha që një version për Android kurrë nuk do të mund të ndodhte sepse janë shumë pajisje që përdorin Android dhe kështu paraqitet edhe vështirësia për mbështetje.

Pajisja prej 600 dollarëve pritet që të testohet nga FBI-ja gjatë vitit 2012, kështu që do të kalojë një kohë derisa të vërehet përdorimi i tyre./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>