Blog

FBI: Kina, përgjegjësja kryesore për spiunazh kibernetik në SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2020, zoti Wray tha jo për herë të parë se Moska ka si qëllim ndërhyrjen, duke e quajtur Rusinë kërcënimin numër 2 sipas shërbimeve amerikane të zbulimit. FBI: Kina, përgjegjësja kryesore për spiunazh kibernetik në SHBA

Byroja Federale e Hetimit (FBI) po zhvillon më shumë se 1 mijë hetime për vjedhje të pronës intelektuale në të 50 shtetet amerikane dhe pothuajse të gjitha rastet kanë lidhje me Kinën.

Informacioni u bë i ditur nga drejtori i FBI-së Christopher Wray. Ai tha se Kina përbën kërcënimin kryesor për vendin në fushën e kundër zbulimit.

Duke dëshmuar përpara komisionit Juridik të Senatit, zoti Wray e karakterizoi kërcënimin si “më të thellin, më të larmishmin, më të ndërlikuarin, me sfiduesin, mëgjithëpërfshirësin e më shqetësuesin se çdo kërcënim tjetër për kundër zbulimin”.

Kërcënimi kinez varion nga ndërhyrjet kibernetike deri tek korruptimi i personave të brendshëm në kompanitë amerikane të vogla e të mëdha tha zoti Wray duke përmendur një seri rastesh të fundit të spiunazhit ekonomik kinez të hetuara nga FBI-ja.

Ai tha se problem mbetet veçanërisht përpjekja e spiunazhit kinez për të vjedhuri informacion rreth veprimtarive kërkimore në fushën e pronësisë intelektuale të financuara me fonde publike.

“Kjo është një qasje me të gjitha mjetet nga ana e tyre, që kërkon gjithëaq një përgjigje me të gjitha mjetet nga ana jonë”, tha zoti Wray.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2020, zoti Wray tha jo për herë të parë se Moska ka si qëllim ndërhyrjen, duke e quajtur Rusinë kërcënimin numër 2 sipas shërbimeve amerikane të zbulimit.

Dëshmia e Christopher Wray vjen një ditë përpara dëshmisë në dy komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të ish-Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller rreth hetimit të tij mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. /VOA

LEXO EDHE:  SHBA vënë në rrezik biznesin 105 miliardë dollarësh të Huawei

Lajmet e fundit>