Lajmet

FBI konfiskon 28.5 milionë dollarë në bitcoin

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
FBI konfiskon 28.5 milionë dollarë në bitcoin

Sipas një raporti nga Forbes, FBI-ja ka konfiskuar një vlerë prej 28.5 milionë dollarë të bitcoin-ve nga mjeshtri i dyshuar prapa tregut online të drogës Silk Road.

Një zyrtar i paemëruar i FBI-së u raportua që ka treguar për Forbes që agjencia ka konfiskuar një koleksion të 144,000 monedhave bitcoin që i përkisnin Ross Ulbricht, i cili më herët këtë muaj ishte arrestuar dhe ngarkuar me të qenit zotërues i Silk Road.

Ky është konfiskimi më i madh i raportuar për bitcoin, që është monedha dixhitale gjysmë anonime dhe thuhet që operacioni është kryer gjatë ditës së premte.

Sidoqoftë, depot e tjera të bitcoin që kishin të bënin me Silk Road ende mund të mbesin. Forbes raporton që një koleksion i ndarë i 111,000 monedhave bitcoin – ose rreth 22 milionë dollarë – janë identifikuar që me sa duket i përkasin Ulbricht, por që FBI duket që nuk ka marrë ende asgjë.

Kjo mund të jetë për shkak se FBI nuk ka marrë çelësin e nevojshëm për ta zhbllokuar atë, ose thjesht për shkak se llogaria nuk është nën hetime.

Lajmet për konfiskim nuk duket se kanë dëmtuar monedhën e famshme në masë të madhe. Kur monedha bitcoin në vlerë prej 3 milionë dollarësh ishin konfiskuar pas ndërprerjes së Silk Road, çmimi i monedhës pati një ulje të shkurtër, por mjaft të madhe përpara se të bëhet rikthimi përfundimtar.

Por sot, monedha është në fakt duke funksionuar më mirë se sa ishte kur Silk Road ishte ndërprerë: një bitcoin i vetëm kishte vlerën prej 130 dollarë, ndërsa një bitcoin tani është në vlerë prej 185 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas tre vitesh Swatch rikthehet me një orë të re inteligjente

FBI2_large_verge_medium_landscape

Tags >

FBI
Lajmet e fundit>