Lajmet

FBI konfiskon domaine që shisnin informacione personale dhe shërbime DDoS

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2022
7 miliardë rekorde që përmbanin informacione si emra, adresa e-mail-i, emra përdoruesish, numra telefoni dhe fjalëkalime. FBI konfiskon domaine që shisnin informacione personale dhe shërbime DDoS

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë lajmëruan ditën e sotme se kishin konfiskuar tre domaine përdorur nga kriminelët kibernetikë për të shitur informacione personale të vjedhura në sulme kibernetike si dhe për të ofruar shërbime DDoS.

WeLeakInfo.to shiste abonime ku përdoruesit mund të kërkonin në databazën e tyre me informacione të vjedhura nga mëse 10 mijë sulme kibernetike.

7 miliardë rekorde që përmbanin informacione si emra, adresa e-mail-i, emra përdoruesish, numra telefoni dhe fjalëkalime.

Dy domainet e tjera ishin ipstress.in dhe ovh-booter.com të cilët ofronin shërbime për klientë që dëshironin të bënin sulme DDoS ndaj objektivave të ndryshme.

Domainet e konfiskuan falë një operacioni të koordinuar me Policinë e Holandës dhe Belgjikës. Operacioni përfundoi me arrestimin e disa të dyshuarve dhe konfiskimin e infrastrukturave të serverëve.

Në 2020-ën FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë bllokuan domainin WeLeakInfo.com. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 400 milionë dollarë kriptomonedha në 2021

Tags >

siguri