Lajmet

FBI konfiskon domainet e 15 sajteve DDoS me pagesë

Publikuar , 21 Dhjetor 2018
0
Sajtet ishin disa prej më të mëdhave. FBI konfiskon domainet e 15 sajteve DDoS me pagesë

Autoritetet Federale Amerikane duken të vendosura që këtë fundvit të parandalojnë sulmin DDoS gjatë sezonit të pushimeve.

FBI-ja ka konfiskuar domainet e 15 shërbimeve DDoS me pagesë përfshirë Downthem dhe Quantum Stresser.

Gjithashtu arrestoi tre persona të cilët operonin këto sajte. Matthew Gatrel dhe Juan Martizen përballen me akuzat e konspiracionit përmes sajteve Downthem dhe Ampnode ndërsa David Bukowski është akuzuar se ka ndihmuar në disa thyerje të sigurisë me anë të Quantum Stresser.

Sajtet ishin disa prej më të mëdhave.

Quantum Stresser kishte mbi 80,000 abonime në fund të Nëntorit dhe janë përdorur në 50,000 sulme në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

Lajmet e fundit>