Lajmet

FBI mohon përgjegjësinë për vjedhjen e të dhënave nga Apple

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
FBI mohon përgjegjësinë për vjedhjen e të dhënave nga Apple

FBI është duke e mohuar kategorisht deklaratën e një grupi hakerësh ku thuhet se ky grup kishte vjedhur të dhëna të identifikimit personal të më tepër se një milion poseduesve të pajisjeve të Apple nga laptopi i një agjenti të FBI-së.

Apple ende nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesave të përsëritura për të dhënë ndonjë koment, por FBI-ja ka thënë që kurrë nuk ka kërkuar dhe kurrë nuk ka poseduar listën që grupi, i lidhur me nismën AntiSec, ka postuar në një Ueb faqe.

Grupi lëshoi një lidhje për tek një skedar tekstual i cili përmbanë më tepër se një milion numra të identifikimit të pajisjeve të Apple.

Të dhënat e identifikimit përfshijnë ID-të Unike të Pajisjeve të Apple (UDIDs), për të cilat koduesi dhe këshilltari i sigurisë nga Zelanda e Re, Aldo Cortesi, në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar se është një bombë e aktivizuar për një kohë kundër privatësisë.

Sipas Cortesit, shumë aplikacione të iOS rregullisht dërgojnë UDID tek serverët në internet dhe shpesh tek kanalet e komunikimit që nuk janë të sigurta.

Vetë eksperimentet e Cortesit gjetën që shumë ndërmarrje veçanërisht ato në ekosistemin e lojërave sociale, janë duke abuzuar me përdorimin e UDID-ve në një mënyrë që do të mund të rezultonte në thyerje serioze në privatësi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tim Cook fiton bonusin më të lartë në 5 vite

Lajmet e fundit>