Biznes

FBI nis hetim për hakimin e Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Korrik 2020
0
Vetë rrjeti social i mikroblogimit ka dhënë shumë pak informacione rreth harkimit dhe fajësoi disa punonjës që kanë rënë prej e inxhinierisë sociale. FBI nis hetim për hakimin e Twitter

FBI konfirmoi se është duke hetuar hakimin e Twitter që çoi në kompromentimin e llogarive të Joe Biden, Elon Musk, Barack Obama, Kanye West dhe një numri përdoruesish të profilit të lartë.

“FBI po heton një incident ku u përfshinë disa llogari Twitter të profilit të lartë në 15 Korrik 2020,” shkruante divizioni i FBI-së për San Franciskon.

Përfshirja e FBI-së vjen pas disa hetimeve të nisura rreth incidentit. Disa senatorë janë shprehur të shqetësuar gjithashtu dhe kërkuar shpjegime nga CEO i Twitter Jack Dorsey.

Vetë rrjeti social i mikroblogimit ka dhënë shumë pak informacione rreth harkimit dhe fajësoi disa punonjës që kanë rënë prej e inxhinierisë sociale.

Kompania nuk ka komentuar raportimet se një punonjës ishte paguar për të ndihmuar në sulmin ndaj Twitter. Madje ky i fundit pretendon se llogaritë dhe fjalëkalimet e përdoruesve janë plotësisht të mbrojtura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Softueri i sigurisë Biostar ekspozon online shenjat e gishtërinjve të 1 milion përdoruesve