Lajmet

FBI paralajmëron përdoruesit e Windows 7

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2020
0
FBI përmend edhe një problem kritik sigurie në Windows 7 në Mars të 2017-ës i cili u përdor për sulmin WannaCry. 98% e viktimave të WannaCry kishin Windows 7. FBI paralajmëron përdoruesit e Windows 7

Më 14 Janar 2020 Windows 7 arriti në fundin e jetës por kjo nuk i ndaloi përdoruesit dhe bizneset të vijojnë ta përdorin atë. Për shkak të kësaj Byroja Federale e Hetimi (FBI) ka paralajmëruar të gjithë përdoruesit e Windows 7 të sigurojnë kompjuterët e tyre.

FBI-ja tha se në Maj të 2017-ës, 71% e organizatave shëndëtësore kanë përdorur sisteme operative të cilat kanë qenë të pasuportuara në Janar të 2020. Nëse këto organizata nuk kanë kaluar në versionet më të fundit të sistemit operativ, rrezikojnë të dëmtojnë sistemet e tyre.

FBI përmend edhe një problem kritik sigurie në Windows 7 në Mars të 2017-ës i cili u përdor për sulmin WannaCry. 98% e viktimave të WannaCry kishin Windows 7.

Ky sistem operativ ka qenë probleme më vete për Microsoft. Pasi kompania dështoi impresiononte përdoruesit dhe konsumatorët me Windows 8, vendosi ta mbështeste për një kohë të gjatë Windows 7.

Por me debutimin e Windows 10, tashmë kishin një alternativë të mirë dhe arsye të fortë për tu larguar nga Windows 7.

Gjithësesi numri i përdoruesve të këtij sistemi operativ ka vijuar të jetë i lartë çka bëri që edhe FBI-ja të reagonte duke u kërkuar të kalojnë në versionet më të fundit të Windows dhe të përdorin antivirusë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndahen rrugët e Microsoft dhe Windows 7: Çfarë duhet të bëni?